Kosovarët nga 1 janari vitit 2024 mund të udhëtojnë pa viza edhe në Zvicër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovarët nga 1 janari vitit 2024 mund të udhëtojnë pa viza edhe në Zvicër

NULL NULL
24.04.2023 13:23
Zvicër

Sekretariati Shtetëror për Migrim  ka konfirmuar se nga 1 janari i 2024-ës, shtetasit kosovarë me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë.

Parlamenti Evropian më 18 prill i ka thënë Kosovës po për liberalizimin e vizave, një ditë më pas u nënshkruar edhe marrëveshja për lëvizje të lirë të kosovarëve.

Marrëveshja do t’u mundësojë mbajtësve të pasaportës biometrike të Kosovës – më së voni nga 1 janari 2024 e tutje – të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.

Mediumi zviceran Srf.ch ka shkruar se e kanë marrë konfirmimin nga Sekretariati Shtetëror për Migrim në Zvicër, që kosovarët të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza edhe drejt këtij shteti, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO