Kosova zhgënjen, barazon edhe me Andorrën (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova zhgënjen, barazon edhe me Andorrën (VIDEO)

NULL NULL
28.03.2023 21:32

Kosova nuk ka arritur të nxjerrë me shumë se një pikë në përballjen ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se Kosova pati disa raste.

Në pjesën e dytë, Dardanët kaluan në epërsi me Edon Zhegrovën, në minutën e 59’, i cili shënoi një gol të bukur.

Por, Andorra e barazoi rezultatin shpejt menjëherë pas 2 minutave me anë të Albert Rosas Ubach.

Kosova u mundua deri në fund të gjejë golin e fitores por pa arritur dot.

Kështu Kosova, pas dy ndeshjeve ka dy barazime në grupin I. Dardanët barazuan edhe me Izraelin, në Tel Aviv, po ashtu me rezultat 1-1.


FTKosovë-Andorrë 1-1

90′ Ndeshja përfundon në barazim 1-1.

61′ Andorra e ka barazuar rezultatin shpejt ndaj Kosovës. Golin e ka realizuar Albert Rosas Ubach.

59‘ Kosova ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Andorrës me golin e Edon Zhegrovës. Zhegrova me një goditje të bukur arriti të realizojë.

46′ Ka filluar pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”. Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka bërë dy ndryshime. Bersant Celina është larguar në vend të Edon Zhegrovës dhe Leart Paqarada në të Donat Rrudhanit.

45′ Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Andorrës në barazim pa gola. Dardanët e dominuan të gjithë pjesën e parë, por pa gjetur golin. Rastin më serioz e pati Vedat Muriqi, në fund të pjesës së parë, por goditjen e priti portieri i Andorrës.

30′ Ka kaluar gjysmë ore nga fillimi i ndeshjes Kosovë-Andorrë. Rezultati vazhdon të jetë akoma 0-0.

15′ Kalojnë 15 minuta nga fillimi i ndeshjes, rezultati vazhdon të jetë 0-0. Kosova u mundua të rrezikojë disa herë, por pa gjetur cakun e golit. Ndërkohë Andorra deri më tani është vetëm duke u mbrojtur, pa edhe kaluar pjesën tjetër të fushës.

10’ Kosova është duke dominuar në këto minuta, me disa raste të lehta të krijuara. Mysafirët deri më tani nuk po munden as të kalojnë pjesën tjetër të fushës.

Koreografia  e tifozëve të Kosovës “Dardanët” para fillimit të ndeshjes

May be an image of 3 people, outdoors and text that says "PEACE -mиp NEVER FORGET THE PAIN OE OUR PAST IS THE STRENGTH ರF OUR PRESENT TH A WüRTH W”RTH WüRTH WüRTH WüRTH"

1’ Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.


20:35 – Gjithçka gati për fillimin e ndeshjes Kosovë-Andorrë

20:30 Vjosa Osmani: Forca Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar fat kombëarers së Kosovës ndaj Andorrës, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.

“Forca Kosovë”, ka shkruar Osmani.

19:45 – Borë para ndeshjes së Kosovës me Andorrën

Organizatori kryesor nga UEFA për ndeshjet e Kosovës, zvicerani Thomas Gurtner po befasohet me borën që po bie në pranverë në Prishtinë.

19:30 – Rrahmani e Gërxhaliu, lihen jashtë 23-shes

Pjesë e ekipit për këtë ndeshje nuk do të jenë sërish Albion Rrahmani dhe Amar Gërxhaliu, që do ta ndjekin ndeshjen nga tribunat.

19:00 – Formacioni i Kosovës:

Muriq, Paqarada, Rrahmani, Kryeziu, Hadergjonaj, Berisha, Fazliji, Celina, Zeneli, Rashica, Muriqi.


18:00 – Sondazhi i UEFA-s, tifozët besojnë se Kosova do të fitojë sot ndaj Andorrës

Në faqen zyrtare të UEFA-s, para çdo përballjeje po publikohet një sondazh ku dashamirët e futbollit mund të votojnë për fituesin e ndeshjes.

Në anketën e publikuar për Kosovën, 84 për qind mendojnë që Dardanët do të fitojnë, për Andorrën janë të mendimit 12 për qind. Teksa vetëm katër për qind janë të mendimit se ky takim do të mbyllet në barazim.