Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor

NULL NULL
4 months më parë

Kosova ka vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Sot Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Timorit Lindor (Timor-Leste), gjatë një ceremonie nënshkrimi në Nju Jork, vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Falënderimi i parë i shkon Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për angazhimin e saj konkret, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, Misionit të Republikës së Kosovës në Nju Jork, zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti, Akademisë Diplomatike të MPJD-së, të gjithë diplomatëve dhe nëpunësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët kontribuan në këtë sukses”, u shpreh tutje ministrja.

“Ky është një hap i vogël, por tregon se kur punojmë të gjithë së bashku, arritjet nuk mungojnë. Kemi dhe shumë punë për të bërë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, përfundoi Gërvalla.

Timori Lindor ka njohur Kosovën shtet të pavarur më 20 shtator të vitit 2012.