9:38, 22 Maj 2019

Novak Gjokoviq është një nga tenistët më të suksesshëm në botë.

Duke qenë një person me ndikim, BBC i ka kushtuar një artikull të gjatë atij – aty është përmendur edhe lufta e Kosovës.


Një mural tregon Gjokoviqin jashtë banesës ku ai qëndroi gjatë bombardimeve të Beogradit në vitin 1999.

“Kjo ishte shtëpia e gjyshit të Gjokoviqit, Vladimirit, ku një ndër lojtarët kryesor të tenisit në botë strehohej derisa ai ishte vetëm fëmijë, ndërsa NATO bombardoi kryeqytetin serb Beogradin midis marsit dhe qershorit 1999.

Kjo ishte një kohë formuese për Gjokoviqin, tani 15 herë kampion i vetëm i Grand Slam-it dhe njeriu që do të mbajë të katër titujt e mëdhenj për herë të dytë në karrierën e tij nëse fiton Open-in e ardhshëm francez, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa festoi ditëlindjen e tij të 12-të në maj të 99-ës, një krizë dhjetëvjeçare ishte duke e copëtuar Ballkanin.

Njëzet vjet më pas, ende ka tensione në Serbi rreth asaj se si NATO i bombardoi për 11 javë në një përpjekje për t’i larguar forcat serbe jashtë Kosovës duke i akuzuar ata për mizoritë kundër shqiptarëve.

NATO filloi sulmet ajrore kundër Serbisë më 24 mars 1999. Fushata e bombardimeve përfundoi më 10 qershor 1999 kur trupat jugosllave filluan të tërhiqeshin nga Kosova.

Belgrade
Bombat goditën ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes Jugosllave në Beograd dy herë brenda 15 minutave në orët e hershme të 30 prillit 1999. Ajo ende nuk është rindërtuar.

Pakënaqësia ndaj NATO-s vazhdon të jetë prezente në rrugët e Beogradit derisa Kosova vazhdon të mbetet një temë e rëndësishme.

Një mesazh politik nga klubi i Tenisit të Partizanit, një nga shumë sloganet që gjenden në Beograd, thotë: “Kosova është një vend i shenjtë serb”.

Shumë mendojnë se mediat ‘perëndimore’ janë të obsesionuar duke portretizuar një stereotip negativ për Serbinë si vend agresiv, jo miqësor ose armiqësor, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sasha Ozmo, një gazetar i sportit, e përshkruan Gjokoviqin si një “hero kombëtar” i cili thellësisht e kupton përgjegjësinë që ka për të promovuar imazhin e kombit në të gjithë botën.

Gjokoviq konsiderohet si ambasador jo vetëm jashtë Serbisë, por edhe brenda saj. Kohët e fundit ai përfundoi në krye të një sondazhi kombëtar të gazetave si më i preferuari nga të rinjtë  në Serbi.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë