Kosova U21, mëson kundërshtarët për Euro 2025 (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova U21, mëson kundërshtarët për Euro 2025 (FOTO)

NULL NULL
nga Naim Selmani 02.02.2023 13:08

Të enjten në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Sllovakia 2025” për grupmoshën deri 21-vjeç.

Kombëtarja e Kosovës U21 është përfshirë në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia përcjell klankosova.tv.

Ky cikël kualifikues fillon në muajin mars, derisa përmbyllet në muajin tetor të 2024-s.

Ndeshjen e parë Dardanët U21 e luajnë kundër Estonisë, më 20 qershor në Kosovë.

Kjo është hera e dytë që Kosova U21 do të përballet me Gjermaninë dhe Izraelin, ngase për herë të parë me këta dy kundërshtarë është ballafaquar edhe në ciklin kualifikues Euro 2019.