Kosova U19 mposhtet në përballjen e parë të Kampionatit Ballkanik - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova U19 mposhtet në përballjen e parë të Kampionatit Ballkanik

NULL NULL
10/08/2022

Kombëtarja U19 e Kosovës në volejboll, femrat, ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Ballkanik në Mioveni kundër nikoqirit, Rumanisë, në Grupin A.

yra për Media e Federatës së Volejbollit të Kosovës bën të ditur se vashat ‘Dardane’ treguan paraqitje mbresëlënëse në setin e parë, të cilin arritën ta fitojnë me rezultat 25-22, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatë, derisa u mposhtën në setet pasuese me rezultat 25-16, 25-22 dhe 25-11.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Turqisë, të enjten me fillim nga ora 14:00.