Kosova U18 në finale të IHF Trophy NULL NULL 17.01.2025 21:40 17.01.2025 21:40 Kosova U18 Kosova U18 ka shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe në hendboll. Olt Kabashi ishte mur i vërtetë në fitoren dramatike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Kabashi bëri rreth 20 pritje ndërsa Kosova fitoi 29:26 për kualifikim në finale të IHF Trophy për zonën evropiane. Pos Kabashit ka shkëlqyer edhe Olsi Mulaj me 13 gola. Amar Muqolli e Granit Kadiri i shënuan nga katër gola. Ndërkaq, të shtunën nga ora 16:30 është finalja Kosovë – Bullgari. Fituesi kualifikohet në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Rrëmujë pas përfundimit të ndeshjes Everton-Liverpool, shpërndahen tre kartonë të kuq (VIDEO) 12/02/2025