Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova U17 përfundon paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar

NULL NULL
04.03.2023 12:05

Të shtunën paradite hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e fundit në Kampionatin Mesdhetar që prej 27 shkurtit u mbajt në Nafplio të Greqisë.

Në ndeshjen e fundit vajzat tona pësuan nga Italia me rezultat 29:19. Kosova U17 përfundoi garimin në vendin e tetë.

Por më shumë se renditja, peshë ka përvoja shumë e madhe që kanë fituar hendbollistet tona gjatë kësaj jave shumë të ngarkuar me ndeshje.

Rritja e performancës ishte evidente, ndërsa lojtaret tona të reja kanë shfaqur potencial dhe përkushtim për zhvillim të mëtejmë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.