Kosova ta liberalizojë tregun energjetik - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova ta liberalizojë tregun energjetik

NULL NULL
22/05/2015
Kosovës i duhet ta liberalizojë tregun energjetik. Kështu u tha në një konferencë për media të Institutit për Politika Zhvillimore. Kjo do të mundësonte çmime dhe furnizim më të mirë.

Kosova duhet ta liberalizojë tregun e saj energjetik, pasi kjo do t’i mundësonte qytetarëve të zgjedhin ofertuesit, por gjithashtu do të mundësonte çmime dhe furnizim më të mirë.

Kështu u tha në një konferencë për media të Institutit për Politika Zhvillimore në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, ku u publikua analiza “Mundësitë e Kosovës për një Treg të Energjisë: Rasti i Energjisë Elektrike”.

Po ashtu, u tha se në kuadër të zhvillimeve të fundit që po bëhen edhe në shtetet e rajonit edhe në Kosovë, është vërejtur çalimi i Kosovës në dy aspekte.

Në aspektin legjislativ, për t’i përmbushur kriteret që kanë dal nga Traktati i Energjisë, dhe atë teknik, për të rregulluar sistemin energjetik në mënyrë që të pranojë energjinë që vjen nga prodhuesi në rajon dhe në Evropë.

Me këtë rast, Visar Azemi nga KOSID-i (Konsurciumi kosovar i shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm), tha se Kosova nuk po e hap tregun për konkurrencë, e cila do ofronte çmime më të arsyeshme për qytetarët.

Ndërsa, Gent Ahmetaj nga INDEP (Instituti për Politika Zhvillimore), tha se reformimi i sektorit të energjisë elektrike në Kosovë është një detyrë e ndërlikuar por se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një konkurrencë të ashpër.

Me këtë rast, u kërkua nga ZRrE që të vendosë standarde minimale të operimit për operatorin e transmisionit dhe distribucionit.