Lajmet e fundit
Dy orë para nisjes së përballjes mes Kosovës dhe Austrisë, “Fadil Vokrri” tashmë po merr atmosferën e një mbrëmjeje të madhe futbolli.
Nga stadiumi po raporton gazetari Andi Shabani, i cili ka sjellë edhe emocionet e spikerit zyrtar të kësaj ndeshjeje, Engjëll Bërbatovcit.
Për të, çdo ndeshje e Kosovës mbart një emocion të veçantë, pavarësisht se këtë rol e ushtron tash e pesë vjet.
“Gjithmonë ka emocione. Është interesante, këtë punë e bëj qe pesë vjet, por ka emocione, sepse Kosova ta jep atë emocion të veçantë sa herë që del para mikrofonit dhe shikuesve”, tha Bërbatovci.