Kosova sot zhvillon stërvitjen e parë për dy ndeshjet miqësore NULL NULL 28.05.2021 13:10 28.05.2021 13:10 Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e parë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore këtë të premte, në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00. Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që Kosova do t’i luaj në qershor. Në listë janë edhe disa emra të rinj, ku befasia e ditës ishte ftesa që Challandes ia ka bërë yllit të Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, transmeton Klankosova.tv. Kosova fillimisht do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos dhe më pas do të udhëtoj për në Austri ku me 4 qershor do të përballet me Maltën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.