8:54, 4 Prill 2019

Në Serbi sot do të firmoset një marrëveshje rajonale mbi uljen e çmimeve të roamingut për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ujdia do të nënshkruhet në ditën e parë të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor në Beograd, pjesë e së cilës do të jenë: Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria.

Në samit po merr pjesë edhe ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili ka njoftuar mbrëmë përmes Facebookut se ka arritur në kryeqytetin serb.

“Sapo kemi arritur në Beograd për të marrë pjesë në Samitin Dixhital ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për roaming në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Delegacioni Kosovar është i përfaqësuar nga institucione të ndryshme shtetërore, organizata joqeveritare dhe kompani vendore në fushën e teknologjisë informative.Përveç pjesëmarrjes në panele të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dheARKEP – Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, do të ketë prezantime nga Mergim Cahani, Gjirafa.com, Shpend Lila, Innovation Center Kosovo dhe të tjerë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Sipas dokumentit që pritet të nënshkruhet në tre vitet e para vetëm do të ulen çmimet e tarifave mes këtyre vendeve derisa më pas planifikohet që roamingu mos të ekzistojë më, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë