Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova sonte synon ta harrojë humbje ndaj Zvicrës, përballet me Irlanden

NULL NULL
24.11.2024 10:13
Basketboll: Kosova - Irlanda

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sot me fillim nga ora 18:00 në Dublin do të përballet me Irlanden në parakualifikimet për Kampionatin Botëror 2027.

“Dardanët” në grupin A, të parakualifikimeve evropiane, Irlanda dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore e dy humbje, kurse lidere është Zvicra me tri fitore në tri ndeshje.

Përballjen e fundit Kosova e pati me Zvicrën, ku humbi me rezultat të thellë 75:43, njofton Klankosova.tv

Sonte kombëtarja e basketbollit do të synojë të marrë një rezultat sa më të mirë, për ta harruar humbjen ndaj helvetikëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.