13:28, 14 Prill 2019

Sot duke filluar nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, pritet të zhvillohet ndeshja midis kombëtares së Kosovës në hendboll dhe asaj të Taipei Kinez.

Kjo finale do të zhvillohen në kuadër të e ‘IHF Trophy Interctontinental’ në grupmoshën e juniorëve U21, transmeton Klan Kosova.

“Suksesi në ndeshjen që zhvillohet sot i sjell kësaj gjenerate dhe mbarë Kosovës mundësinë të paraqitet në Kampionatin Botëror. Ky do të jetë suksesi më i lartë i një sporti kolektiv”, ka shkruar presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në Facebook.

Rëndësia e ndeshjes së sotme është shumë e madhe dhe e madhe shpresohet të jetë edhe përkrahja e tifozëve.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë