Kosova, Shqipëria e Maqedonia V. nisin zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit NULL NULL 01.06.2023 18:26 01.06.2023 18:26 Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka konfirmuar se nga sot në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut kanë hyrë në fuqi tri marrëveshjes e dala nga Procesi i Berlinit. Ai tha se e njëjta gjë pritet të ndodhë së shpejti edhe në Serbi, Mal të Zi e Bosnjë e Hercegovinë. “Kam kënaqësi të konfirmojmë se nga sot, në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë hyjnë në fuqi tre marrëveshje të Procesit të Berlinit: për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se marrëveshja mes vendeve të Ballkanit Perëndimor u nënshkrua më 3 nëntor në Berlin. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.