Kosova shkon në Pragë për “BE-në e Re” (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 24.09.2022 21:09 nga Besnik Tahiri 24.09.2022 21:09 Bashkimi Evropian tashmë e ka vendosur datën. Më 6 tetor në Pragë, do mbahet takimi premierë i mekanizimit më të ri të bllokut me 27 shtete anëtare i quajtur “Komuniteti Politik Evropian”. Ky forum i prezantuar për herë të parë më 9 maj nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do thërret në takim përfaqësuesit e shumë vendeve që nuk janë anëtare të unionit, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, nisur nga Kosova. Deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, thotë se Komuniteti Politik Evropian, ka qëllime specifike, dhe se i njëjti u themelua më shumë për partneritet me Moldavinë, Ukrainën e Gjeorgjinë. “Në njërën apo mënyrën tjetër ne duhet të kujdesemi për krejt territorin evropian. Kjo përfshin gjashtë vendet e perëndimit të Ballkanit, partneritet më të fortë me Zvicrën. Na duhet marrëdhënie e re me Mbretërinë e Bashkuar, që duhet të përfshihet në qasjen tonë, që është qasje e lirisë, dinjitetit njerëzor e të drejtave individuale, paqes e bashkëpunimit ekonomik”, tha Mandl në intervistë për Klan Kosova. “Që nga fillimi i vitit kur kishim ndryshim të shpejtë të paradigmave në sferën ndërkombëtare, kolegët e mijë dhe unë po kujdesemi që procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor të mos ngadalësohet, sepse ky ngadalësim ka ndodhur goxha shumë në të kaluarën”, shtoi ai. Shumë nga liderët e Unionit Evropian, nisur nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë shprehur mbështetje për Komunitetin Politik Evropian, por sipas Scholz kjo trup e re “nuk guxon” të jetë zëvendësim i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 15 minuta më parë