Kosova s’do që neni 7 të jetë parakusht për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova s’do që neni 7 të jetë parakusht për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 16.05.2023 20:20

Nga 11 nenet e marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel, ai i shtati që flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë është kryefjalë e deklarimeve nga Bashkimi Evropian.

Pala kosovare s’po pajtohet që pika për Asociacionin të bëhet edhe parakusht për zbatimin e dakordimit, andaj po kërkon nga BE-ja që mos t’i lypë Kosovës zbatimin e gjërave për të cilat s’janë pajtuar.

Për Asociacionin, kryeministri Albin Kurti tha para gazetarëve se ka shumë modele evropiane për të cilat po flitet, por që pranojnë veç zgjidhje brenda kornizës së Këshillit të Evropës, raporton Klan Kosova.

Palët po vazhdojnë diskutimet për zbatimin e marrëveshjes, ku Kosova ka dhënë vërejtjet e saj në propozimin e ndërmjetësit.

Presidentja e kryeqeveritari folën edhe për riinstalimin e zyrave të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme në veri, për çka u pranua se ka pasur direktiva nga Beogradi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.