Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova: PS me shtab special për të më sharë mua

NULL NULL
19.05.2015 12:44
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Halim Kosova u shpreh se PS po trajnon njerëz për ta sharë atë.

“Më ndalon një i ri, pasi bëra një takim. Të kërkoj falje, na morën në Durrës dhe na trajnuan sesi te hedhim baltë kundër teje. Por ne nuk shkelim më atje. Të kërkoj falje 100 herë. PS kishte ngritur një shtab special enkas për të sharë kundërshtarët, pra mua,” tha Kosova në Channel One.

Kandidati i PD tha se gratë e deputetëve të majtë do ta votojnë atë.

“Më kanë marë në telefon madje deputetë të PS, dhe më kanë thënë që gruaja ime do të votojë për ty”.

I pyetur se si ndjehet kur e di që ka përballë një koalicion të fuqishëm, ai tha: “Më priti nusja një natë, ke kundra 42 parti, më tha. Është bërë gjithë ky koalicion. Po çfarë rëndësie ka koalicioni, para asaj që mendojnë qytetarët. Këtë nuk ka koalicion që e mposht. Kur takoj njerezit, në sytë e tyre ka shpresë. Unë nuk numëroj shifra, unë shoh optimizmin e njerëzve kudo që shkoj”.

Halim Kosova ka kundërkandidat për bashkinë Erion Veliajn nga Partia Socialiste.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.