Kosova propozon filmin “Zana” për Oscars NULL NULL 16.09.2019 23:03 16.09.2019 23:03 Filmi debutues i Antoneta Kastratit, ‘Zana’, qē pati premeirën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanadë është përzgjedhur nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të OSCARS. Filmi ‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës. Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës, shkruan Hollywoodreporter përcjellë Klan Kosova. Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentē Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj. Komiteti Selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve OSCARS ishte e përbērë nga kineastë kosovar: Fatos Berisha – Producent (Kryuesues) Doruntina Basha – Skenariste Shkumbin Istrefi – Aktor/Prodcent More Raça – Regjisore Visar Krusha – Skenariste/Producente Ilir Gjocaj – Skenarist Jeton Neziraj – Skenarist *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024