Kosova pranohet në sistemin e transmisionit të energjisë NULL NULL 02/10/2015 02/10/2015 Është arritur marrëveshja për kyçje në mes të KOSTT, si Operator i Sistemit të Transmisionit (OST) të Kosovës dhe ENTSO-së organizatë evropiane e përfaqësuar nga 30 OST të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale. Me këtë rast ministrja për Dialog, Edita Tahiri e ka vlerësuar lart të arritjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare duke theksuar se me tw Kosova ka fituar njohje ndërkombëtare në sistemin e transmisionit të energjisë dhe është bërë zonë e mëvetme rregulluese në veprimtarinë e saj të transmisionit të energjisë. “Kjo arritje e madhe në fushën e energjisë është rezultat i Dialogut të Brukselit përkatësisht i marrëveshjes për Energjinë e arritur më 8 shtator 2013 dhe marrëveshjes së 25 gusht 2015, me të cilën u hoqën pengesat e Serbisë e cila kishte bllokuar Kosovën në këtë çështje, theksoi Tahiri.