Kosova pranohet në Federatën Botërore të Badmintonit NULL NULL 31.05.2019 17:12 31.05.2019 17:12 Një lajm i veçantë për sportin kosovar. Federata e Badmintonit e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Badmintonit. Thomas Lund, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Badmintonit, e ka njoftuar zyrtarisht Jeton Nebiun, të parin e badmintonit kosovar, me ecurinë e procesit. Si zakonisht, as ky anëtarësim nuk ka kaluar pa pengesa politike. Serbia – e përkrahur nga Spanja, Greqia, Ukraina, Rumania, Qiproja dhe Azerbejxhani – ka tentuar ta parandalojë pranimin e Kosovës. Mirëpo, Asambleja e Përgjithshme Vjetore ka votuar në favor të shtetit tonë. Kryetari Nebiu tha për Klan Kosovën se ky është moment i jashtëzakonshëm për badmintonin kosovar në veçanti, por edhe për sportin kosovar në përgjithësi. “Jam shumë i lumtur për pranimin e Kosovës në familjen botërore të badmintonit”. “Prej tash do të kemi motiv të madh për t’u angazhuar maksimalisht në rritjen e kualitetit dhe gjithëpërfshirjes së vajzave dhe djemve kosovarë në këtë sport atraktiv”. “Badmintoni është sport olimpik, prandaj badmintonistët kosovarë do të kenë mundësi ta përfaqësojnë vendin tonë në olimpiadat e ardhshme”. Themelohet Federata e Badmintonit, Profesor Jeton Nebiu kryetar Kampionët e parë kosovarë në Badminton (FOTO+VIDEO) U mbajt Kampionati Individual i Kosovës në Badminton – gara të forta dhe organizim i mirëfilltë Qëndron Kastrati i ofron përkrahje Federatës së Badminitonit të Kosovës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll As në Liverpool as në Bayern Munich, Alonso do të qëndrojë në Bayer Leverkusen 21 minuta më parë