8:26, 8 Tetor 2019

Kosova do të merr pjesë në turneun e Federatës ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF) për U18 në Shkup të Maqedonisë së Veriut që është paraparë të zhvillohet në VIP Arena “Boris Trajkovski” nga 8 deri më 12 tetor.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet nga juniorët Fatih Karabaxhaku, Eni Gashi, Alma Mehmeti dhe Bleona Mehmeti, kurse nga kadetët përfaqësohet nga Blendi Hajdari, Sylejman Cerkini, dhe Shega Hashani. Lojtarët do të udhëhiqen nga trajnerët Jeton Azizi dhe Remzi Shala të ndihmuar edhe nga kryetari Nehat Çitaku që është udhëheqës i delegacionit.

Drejtësinë në këtë Circuit do ta ndajnë dy gjyqtarët ndërkombëtar: Alban Azemi dhe Bashkim Gashi.

Përveç Kosovës në këtë Circuit të ITTF-it do të marrin edhe shumë shtete tjera, si Suedia, Norvegjia, Taipei Kinez, Kroacia, Bullgaria, etj, për më shumë info http://results.ittf.bornan.net/ittf-web-results/html/TTE5051/results.html#/results/2019-10-08 dhe në www.fppk.com

Konkurs Pune

Lexo më shumë