Kosova pëson humbje ndaj Shqipërisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova pëson humbje ndaj Shqipërisë

NULL NULL
30/11/2021

Kombëtarja e Kosovës (femrat) kanë pësuar ndaj Shqipërisë me rezultat 3-1, në kuadër të grupit F në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023.

Kosova nuk e filloi mirë pjesën e parë me ç’rast edhe u ndëshkua duke pësuar gol në minutën e 19-të nga Kristina Maksuti.

Më pas rezultatin e thelloi Megi Doci, e cila shënoi golin e dytë në minutën e 45-të.

E në minutat shtesë të pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi golin e parë dhe të vetëm për Kosovën në këtë takim.

Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën.

Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën.

Kombëtarja kuqezi golin e tretë e gjeti në minutën e 83-të nga Qëndresa Krasniqi, e cila shënoi me gjuajtje nga distanca.

Kësisoj, Kosova e mbylli këtë vit me humbje, teksa aktualisht renditet e pesta me 4 pikë në kuadër të Grupit F.

Ndeshjet e radhës Dardanet i zhvillojnë në muajin prill të vitit të ardhshëm, transmeton Klankosova.tv.