Kosova për herë të parë me ambasadore në Samoa NULL NULL 11.05.2023 21:18 11.05.2023 21:18 Kosova për herë të parë do të ketë përfaqësim diplomatik në Samoa. Jetmira Bërdynaj-Shala, do të jetë ambasadore në këtë shtet. Ajo të enjten i dorëzoj letrat kredenciale, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, tek anëtari i Këshillit të Deputetëve, Afioga Le Mamea Ropati Mualia. Në fjalën e saj, Bërdynaj-Shala tha se Kosova është plotësisht e përkushtuar për intensifikimin e marrëdhënieve me vendet e tjera, përfshirë Samoan. “Që nga fitimi i Pavarësisë në vitin 2008, Kosova mund të ndajë me krenari me botën suksesin e saj në shtetbërje dhe ka arritur të ndërtojë institucione të qëndrueshme, roje të demokracisë dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive për të gjithë qytetarët e saj”, tha ajo. Kosova dhe Samoa kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2017-të. Të dyja vendet vazhdojnë të mbajnë raporte të pëzemërta. Samoa është shtet i cili gjendet në pjesën e Oqeanisë. Ky vend i ka mbi 218 mijë banorë./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.