Kosova nuk ndryshon pozitë, Shqipëria bie për dy vende NULL NULL nga Jon Ajeti 06.04.2023 12:21 nga Jon Ajeti 06.04.2023 12:21 Shtëpia botërore e futbollit FIFA, ka publikuar rënditjen e kombëtareve për muajin prill. Kosova për dallim nga muaji i kaluar, nuk ka ndryshuar nga pozicioni i saj pas dy ndeshjeve të luajtura për eliminatorët e Euro2024. “Dardanët” regjistruan dy barazime dhe do vazhdojnë të jenë në poziten e 107-të, që vazhdon të jetë renditja me e lartë deri më tani. E anën tjetër, Shqipëria ka humbur dy pozita në rënditjen e përgjithshme të FIFA-s. Humbja ndaj Polonisë e zbriti kombëtaren kuqezi në vendin e 68-të. Ndryshime pati edhe në vendin e parë ku pas gjashtë vitesh në majën e futbollit botëror është rikthyer Argjentina. Në vendin e dytë është Franca ndërkohe Brazili është e treta. Top 10-shën e kompletojnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.