Kosova nuk i ka gati kriteret për viza NULL NULL 04/05/2015 04/05/2015 Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, për të folur rreth kritereve që Kosova duhet të plotësojë për të marrë liberalizimin e vizave. Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane. Në takim ishin të pranishëm kryeministri Isa Mustafa, kryekuvendari Kadri Veseli, ministri i Integrimeve Evropiane,Bekim Çollaku dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, u theksua se ka ende punë për të plotësuar kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për procesin e liberalizimit të vizave. Me këtë rast, Jahjaga kërkoi angazhim shtesë për të përmbushur kriteret e mbetura për liberalizimin siç janë forcimi i sundimit të rendit e ligjit dhe luftimi i korrupsionit. Ndërkaq, Kryeparlamentari Veseli tha se do të angazhohen edhe më shumë për miratimin e ligjeve që dalin si obligim nga bashkësia ndërkombëtare. Ky i fundit e vlerësoi lart edhe miratimin e MSA-së. Edhe kryeministri Mustafa tha se po punojnë që deri në fund të majit ta dorzojnë raportin final për kriteret e përmbushura të Kosovës. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar potencoi se Kosova ka nevojë urgjente për miratimin e 8 ligjeve që janë kusht për integrime evropiane si dhe riatdhesimin e qytetarëve që ilegalisht kanë migruar për në vendet e BE-së.
Kosova “Jetimët e Ballkanit” dhe komuna e Mitrovicës bëjnë 40 familje me shtëpi (VIDEO) 55 sekonda më parë
Video Lajme Petkoviq i inatosur me Stefanoviqin, që nënshkroi marrëveshjet për targat (VIDEO) 7 minuta më parë