Kosova në karate mposhtë Serbinë, Spanjën dhe Francën NULL NULL 02.08.2019 21:57 02.08.2019 21:57 Karateistët?? fitojnë medaljen e bronztë? në garat ekipore të evropianit për universitete. Ekipi i karatesë ka fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të Kampionatit Evropian të Universiteteve për sportet luftarake, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Karateistët tanë të përbërë nga studentët e Universitetit të Prishtinës, Benjamin Shabani, Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti, fituan medaljen në disiplinën kumite. Ata mposhtën ekipet e Spanjës, Serbisë dhe Francës. Evropiani është duke u organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA), kurse Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) është duke u përfaqësuar me ekipe të karatesë dhe taekwondosë. KOK uron FSUNK-në dhe komunitetin e karatesë për suksesin e arritur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024 2 orë më parë