Kosova nderon viktimat e 11 shtatorit në SHBA - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova nderon viktimat e 11 shtatorit në SHBA

NULL NULL
10/09/2018

Në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001, shoqata ”Miqtë e Amerikës” ka organizuar evente të cilat do të përcillen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Përveç policisë, pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Zjarrfikësit, Qendra e Mjekësisë Urgjentes si dhe nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sulejmani’’ në Fushë Kosovë.

Fillimisht nga mëngjesi do të bëhet nisja e njē numri nxënësish të shkollës “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë nga Shtatorja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, me emrat e viktimave të vendosur në korniza me marshutën sheshit Zahir Pajaziti, rruga George W. Bush, Katedralja deri te sheshi Bill Clinton.

Më pas zjarrfikësit dhe emergjenca defilojnë me sinjalizime të ndezura.

Garda e Policisë së Kosovës pritet të ulë në gjysëm shtizë flamurin te shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

Nga mesdita pritet të ketë edhe ndezje të qirinjëve, ku në fund do të ketë edhe ekspozitë me fotografi të ngjarjes 9/11 dhe aktivitete të Shoqatës që lidhen me këtë ngjarje, njofton Klan Kosova.