Lajmet e fundit
Kosova u ka thënë “stop” barnave dhe terapive indiane, të paktën nga një prodhues.
Me një vendim të datës 30 gusht, AKPPM ka pezulluar përkohësisht importimin e tyre dhe ka urdhëruar bllokimin e stokut ekzistues. Ndonëse, prodhimet e tilla indiane i ka tenderuar dhe blerë edhe shteti për nevojat e spitaleve, raporton Klan Kosova.
Bartësi i Autorizimit për Marketing obligohet që të sigurojë karantinimin e të gjithë stokut ekzistues të produkteve të prekura, brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Ani se Republika e Kosovës ka vepruar me vonesë, në fakt e gjithë kjo pason për shkak se muaj më parë shteti kroat ka alarmuar dhe evidentuar shkelje të rënda te prodhuesi indian i barnave “Swiss Parenterals Limited” në dy njësi të saj, që ndërlidhen me sterilitetin dhe rrezikojnë sigurinë e barnave.
Për ish-ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj, kjo situatë ka qenë e pritshme se do të ndodhë teksa thekson se me ilaçe indiane është rrezikuar shëndeti publik i kosovarëve.
Zemaj, fajin ia hedh Qeverisë Kurti.
Mirëpo, prodhuesi tjetër indian, “Otsuka”, që gjen vend edhe në Kosovë, vazhdon poashtu të tregtohet. Madje edhe spitalet publike furnizohen me to.
Po nga ky prodhues është edhe infuzioni i dyshimtë në spitalin e Mitrovicës, për të cilën Klan Kosova ekskluzivisht kishte siguruar edhe pamjet e saj.
As gati pas 3 muajve ende nuk rezultate për të, mostrat e të cilës janë dërguar në Maqedoninë e Veriut dhe jo në Halmed të Kroacisë, siç bëhej më pare. Në Maqedoninë e Veriut vjet poashtu janë testuar edhe mostrat e kontrastit kinez me dyshim për shkaktimin e reaksioneve alergjike te pacientët, por që rezultatet e nxorën të sigurt për përdorim. /Klankosova.tv