Kosova merr pjesë në turneun e YDF-së në Bullgari NULL NULL 27.03.2023 15:28 27.03.2023 15:28 Përfaqësuesja e Kosovës në të dyja konkurrencat me U14 do të marrë pjesën në turneun e YDF-së, që organizohet në Bullgari. Ky turne do të organizohet nga 29 marsi deri më 2 prill, ndërsa marrin pjesë: Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat. Ndeshja e parë për Dardanet/ët do të jetë kundër Maqedonisë Veriore më 30 Mars, për të vazhduar më pas me sfidat ndaj Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë. FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët. Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore. Orari i Kosovës 30 Mars 13:00 Maqedonia V.-Kosova (F) 15:00 Maqedonia V.-Kosova (M) 31 Mars 13:00 Kosova-Rumania (F) 15:00 Kosova-Rumania (M) 1 Prill 17:00 Bullgaria-Kosova (F) 19:00 Bullgaria-Kosova (M) 2 Prill 13:00 Turqia-Kosova (F) 15:00 Turqia-Kosova (M)