Kosova me 8 lokomotiva dhe 27 vagonë NULL NULL 05.05.2015 17:26 05.05.2015 17:26 Në territorin e Kosovës janë 333 kilometra binarë hekurudhorë për transport dhe 110 të tjerë privatë. Aty qarkullojnë tetë lokomotiva dizel, të cilat bartin 27 vagonë, prej tyre nëntë për udhëtarë dhe 18 për bagazh. Këto statistika u bënë të ditura në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit”, i cili u publikua nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Në këtë raport thuhet se numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi, në tremujorin e parë të 2015-ës, është 67 mijë, por krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, numri i udhëtarëve është ulur për 26.77 për qind. Por, e kundërta ka ndodhur me shfrytëzimin e trenit si mjet për transportin e mallrave, pasi gjatë tremujorit të parë janë regjistruar 201 mijë tonë sasi të mallrave, mirëpo krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur ngritje prej 26.79 për qind. Ndërsa numri i fluturimeve në periudhën e parë të vitit ka qenë 1269, ose 3 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i atyre që kanë shfrytëzuar aeroplanin ka qenë 295 mijë. Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur rritje për 9.09 për qind. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.