Kosova me ngjitje historike në ranglistën e FIFA-s (FOTO)

Kosova me ngjitje historike në ranglistën e FIFA-s (FOTO)

NULL NULL
1 month më parë

Federata e Futbollit Ndërkombëtar ka publikuar listën e re të renditjes së kombëtareve në futboll.

Vendi ynë është ngritur ndjeshëm, duke kaluar nga pozita e 115-të në pozitën e 109-të.

“Përmendje e veçantë duhet t’i bëhet Kosovës (109, + 6) e cila, pasi mundi Gjeorgjinë (1-0) dhe iu përmbajt Greqisë (1-1), u ngjit në vendin e 109-të me një rekord të të gjitha kohërave”, ka shkruar FIFA.

Ndërkohë, në vendin e parë mbetet Belgjika, e ndjekur nga Brazili, Anglia, Franca, Italia, Argjentina, Portugalia, Spanja, Meksika dhe Danimarka.