Kosova me nëntë mungesa të rëndësishme në përballjet e shtatorit

Kosova me nëntë mungesa të rëndësishme në përballjet e shtatorit

NULL NULL
2 muaj më parë

Prej 25 futbollistëve të ftuar në Kombëtaren e Kosovës në futboll, nëntë prej tyre priten të mos udhëtojnë fare drejt Prishtinës për grumbullimin që do të bëhet për dy ndeshjet e shtatorit që dardanët do t’i kenë ndaj Greqisë dhe Moldavisë.

Nga emrat që pritën të mungojnë në këtë grumbullim janë: Milot Rashica, Elbasan Rashani, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Arbenit Xhemajli, Florent Muslija e Herolind Shala, të cilët tashmë nuk janë lejuar të vizitojnë Kosovën nga ekipet ku aktualisht luajnë, si shkak i pandemisë COVID-19.

Ndërsa, mungesë e minutave të fundit është konfirmuar edhe Lirim Kastrati që raportohet të ketë pësuar një lëndim.