Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll NULL NULL 29.11.2024 08:48 29.11.2024 08:48 Vera e vitit 2025 do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete ndërkombëtare në basketboll. Siç bën të ditur Federata e Basketbollit, Kosova do të paraqitet me pesë grupmosha në të dyja konkurrencat në garat evropiane. Kjo federatë njofton se do të organizojë FIBA U-16 Women’s EuroBasket 2025 Divizioni C, që do të mbahet nga 8 deri 13 korrik 2025. “Përveç me U16F, Kosova do të paraqitet edhe me U20, U18, U16 në konkurrencën e meshkujve dhe U18 te femrat, në Divizionin B. U20 (Divizioni B) në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në Yerevan të Armenisë nga 11 deri më 20 korrik”. “ U18 i femrave do të mbahet nga 4 deri më 13 korrik. Kujtojmë që vashat e Kosovës kishin triumfuar këtë verë në Divizionin C në Prishtinë dhe tashmë garojnë në Divizionin B. Divizioni B i U18 te meshkujt do të organizohet nga 25 korriku deri më 3 gusht në Pitesti në Rumani”. “ Meshkujt U16 që po ashtu fituan në Divizionin C në Shqipëri, tashmë marrin pjesë në Divizionin B, në Shkup të Maqedonisë Veriore. Ky kampionat organizohet nga 7 deri më 16 gusht”, njofton FBK, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.