Kosova me 5 boksier në turne ndërkombëtar NULL NULL nga Naim Selmani 01.06.2023 15:56 nga Naim Selmani 01.06.2023 15:56 Kosova do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit “Miroslav Petrovic” që zhvillohet në Kumanovë. Në këtë turne që do të zhvillohet me 2 dhe 3 qershor Kosovën do ta përfaqësojnë pesë boksier përcjell klankosova.tv. Në kategorinë e seriorëve do të marrin pjesë Gentrit Gashi, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami. Kurse tek të rinjtë do të marrin pjesë dy boksierët Benjamin Deva dhe Sali Hajdaraj. Ndryshe ekipin e Kosovës do ta udhëheqin përzgjedhësi Besim Brahimi me trajnerin Mehmet Haxhani. Këto gara po ashtu janë një provë për dyshen Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami para garave kualifikuese Evropiane për Lojërat Olimpike “Parisi 2024” që organizohen në Krakoë të Polonisë në muajin qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Lajmi i Fundit: Gjashtë shtete nga tri kontinente nikoqire të Botërorit 2030 49 minuta më parë