Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova këtë vit në Berlinale me filmin e Alban Mujës

NULL NULL
09.01.2025 15:45

Kosova do të jetë përsëri në Berlinale.

Kështu ka njoftuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se “Mua besoj më shpëtoi portreti” me regji të Alban Mujës, do ta ketë premierën botërore në Berlinalen e këtij viti që mbahet në muajin shkurt, raporton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bën të ditur se filmi është pjesë e programit “Forum Expanded” dhe prodhimi i tij është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi rrëfen tregimin e piktorit Skender Muja i cili bashkë me qytetarë të tjerë mitrovicas, u ngujuan nga forcat serbe në një shkollë të Skenderajt të shndërruar në kamp ndalimi në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. Një reflektim i mbijetesës dhe qëndresës në relacion me fuqinë e artit për t’i arritur dy të parat.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme