Lajmet e fundit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Izraelit, në kuadër të Nations League.
Përveç përgatitjes për ndeshjen, ai ka folur specifikisht edhe për portierin Aro Muriq, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Austrisë.
"Aro u lëndua në ndeshjen kundër Austrisë. Ai nuk ka mundur të stërvitet me klubin sot. Ne do ta kemi edhe një stërvitje përmbyllëse ku do ta shohim nëse ai do të jetë i gatshëm", tha Muriqi.
Nesër me fillim nga ora 20:45, "Dardanët" në Debrecen të Hungarisë do të përballen me Izraelin, ku synim do të jetë fitorja për të mbetur në hap për kalimin në Ligën A të Nations League.
Lojën e fundit, Kosova u mposht me rezultat 3:1 nga Austria.