Kosova i vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner NULL NULL 22.03.2023 11:21 22.03.2023 11:21 Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e reja ndaj grupit kriminal rus, Wagner. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj grupit Wagner, duke përfshirë edhe rrjetin mbështetës global të tyre. “MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, është shprehur Bislimi, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se ShBA-të sanksionuan tetë individë të këtij grupi, 16 subjekte dhe katër avionë, duke degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.
Kosova Osmani i kërkon ministrit suedez mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE 20/04/2023
Kosova Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Reagimet ndaj Isufajt përçojnë mesazhe tendencioze politike 20/04/2023