Kosova i bën kërkesë zyrtare Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur – nis me Drenicën NULL NULL 02.06.2023 14:29 02.06.2023 14:29 Kryetari i komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se Kosova ka filluar me kërkesat e saj ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Hoti tha se në shkresën e parë zyrtare drejtuar Serbisë, Kosova ka kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës. “Ne kemi kërkuar nga Presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Kjo brigadë, përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës. Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”, tha Hoti, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se është e natyrshme që shkresa e parë të fillojë me Drenicën, pasi sipas tij, pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar. Në letrën e Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, kërkohet qasje e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. “Kjo përfshin të gjitha materialet, ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të lidhura me këtë kontekst dhe të vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të mbetur të zhdukur”. “Dhënia e qasjes së plotë në këtë material do të shërbente për të zbuluar rrethanat e vrasjeve dhe transferimin e eshtrave të shqiptarëve të Kosovës të zhdukur me forcë dhe do të kontribuonte drejtpërdrejt në zgjidhjen e fatit të zhdukjeve të mbetura me forcë në rajonin e Drenicës, për të mbyllur vuajtjet e tyre”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023