19:23, 21 Korrik 2019

Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll, nuk ka arritur ta mposht atë të Brazilit në ndeshjen e cila është luajtur në kuadër të kampionatit botëror “Spanja 2019”.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 10:18 në favor të skuadrës kundërshtare, transmeton Klan Kosova.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të lojtarëve kosovarë, ata nuk arritën që ta kthejnë në epërsi rezultatin as në pjesën e dytë dhe kështu përfundoi ndeshja me rezultat 22:36.

Gjithashtu të premten, skuadra kosovare pësoi humbje edhe nga Portugalia me rezultat 32:21 dhe tani kjo ndaj Brazilit është humbja e katërt në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Spanjë.

Sidoqoftë kjo është një storie suksesi pasi që është hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.

Me përjashtim të përballjes së sotme, Kosovës në këtë kampionat I ka mbetur vetëm edhe një ndeshje ajo me Bahrejnin, e cila zhvillohet nesër në ora 16:30.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë