Kosova ‘gazin’, Serbia BE-në - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova ‘gazin’, Serbia BE-në

NULL NULL
17/12/2015

Pritjet e qytetarëve të Kosovës se Bashkimi Evropian do t’i shpërblejë me liberalizim të vizave si rezultat i dialogut me Serbinë kanë dalë të jenë zhgënjyese, pasi konkluzionet e Këshillit të BE-së të publikuara të martën dolën të jenë negative.

Sipas këtyre konkluzioneve, qytetarët e Kosovës as në vitin 2016 nuk do të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit, pasi aty theksohet se vendi duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin, si kritere kyçe për liberalizim të vizave.

Për dallim nga Kosova, pala tjetër në negociata (Serbia) edhe zyrtarisht ka nisur negociatat për anëtarësim në BE, pikërisht si rezultat i dialogut me Kosovën.

Mirëpo, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë për gazetën “Zëri” se formulimet në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian nuk e paragjykojnë raportin përfundimtar të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave që pritet të publikohet gjatë ditëve të ardhshme. Madje, Çollaku është shprehur i sigurt se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza gjatë vitit 2016…

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)