Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot në orët e paradites një stërvitje të lehtë në Debrecen, në prag të përballjes me Izraelin.
Dardanët tashmë kanë përfunduar përgatitjet e fundit para ndeshjes, e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, transmeton Klankosova.tv.
Kosova dhe Izraeli do të përballen në kuadër të Ligës B në Ligën e Kombeve, në një sfidë ku përfaqësuesja kosovare synon të paraqitet sa më mirë dhe të kërkojë rezultat pozitiv.
Ndeshjen mund ta ndiqni në Artmotion dhe Klan Kosova.