Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Austrisë, e cila do të zhvillohet në Vjenë.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në seancën e sotme Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova janë stërvitur të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.
Të dy futbollistët kanë zhvilluar vrapime të lehta për shkak të shqetësimeve të pësuara në ndeshjen e kaluar.
Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve ka zhvilluar stërvitjen me intensitet të plotë.
"Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij u përqendruan në përgatitjet taktike, duke punuar me futbollistët në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si Dardanët synojnë ta përballojnë sfidën e nesërme. Fokus i plotë për ndeshjen e radhës dhe për sukses! Forca Dardanë!", thuhet në postim./Klankosova.tv