Kosova fiton miqësoren kundër Shqipërisë në basketboll NULL NULL 26.07.2019 21:46 26.07.2019 21:46 Ka përfunduar përballja miqësore midis Kosovës dhe Shqipërisë, ku Dardanët shënuan fitore me rezultat 98:85 (20:24, 26:17, 28:20, 24:24). Përveç çerekut të parë, i gjithë takimi u dominua nga Dardanët që zhvilluan një lojë profesionale, transmeton Klan Kosova. Erjon Kastrati shënoi 27 pikë, derisa Dardan Berisha e ndihmoi me 20 pikë, kurse Drilon Hajrizi kontribuoi me 15 pikë. Miqësorja tjetër zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në Prishtinë, me dyer të mbyllura, vetëm për mediat e interesuara. Këto takime i shërbejnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq të shoh formën e lojtarëve dhe të përgatitë ekipin sa më mirë për ndeshje zyrtare që zhvillohen gjatë muajit gusht. Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021, ku fituesi kalon në rrethin e ardhshëm. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.