14:49, 29 Janar 2020

Kosova ka arritur të shënoi fitore me rezultat 4 me 2 ndaj Austrisë në futsall, në ndeshjen parakualifikuese për Kampionatin Evropian.

Dardanët e kryen punën në pjesën e parë, duke avancuar me rezultat 4 me 0.

Dobroshi, Qerimi dy herë dhe Topilla, shënuan për “verdhë e kaltërit”.

Krejt çka arritën të bënin austriakët në pjesën e dytë ishte të ngushtonin epërsinë e lojtarëve tonë në 4 me 2, me Dizdarevic dhe Jatic.

Lojtarët ishin kritikuar para takimit për konsumim të duhanit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë