Kosova favorite ndaj Izrealit në sondazhin e UEFA-së - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova favorite ndaj Izrealit në sondazhin e UEFA-së

NULL NULL
nga Jon Ajeti 25.03.2023 12:24

Shtëpia evropiane e futbollit UEFA në faqen e saj zyrtare ka publikuar një anketë për çdo ndeshje, kualifikuese për “Euro2024” ku mund të parashikohet fituesin.

Në sondazhin për ndeshjen Izrael – Kosovë, 49% e votuesve deri më kanë votuar  per fitoren “Dardanëve”, kurse 44% mendojnë se triumfojnë izraelitët. 7% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.

Kombëtarja e Kosovës të shtunën do ta nisë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ndaj Izraelit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Bloomfield” dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.