Kosova falënderon Zvicrën për votimin pozitiv në KiE NULL NULL 10.05.2023 10:05 10.05.2023 10:05 Zëvendësministri i Punëve të Jashtme. Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, të martën udhëhoqën konsultimet politike që u zhvilluan në Bern midis delegacioneve të ministrive të jashtme të të dyja vendeve. Ahmeti dhe Leu diskutuan edhe mbi mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, drejtësisë dhe sigurisë, njofton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se Ahmeti njoftoi delegacionin zviceran për planet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai e falënderoi Zvicrën për votimin pozitiv në Këshillin e Evropës dhe ndihmën e përhershme që ajo ka dhënë në proceset e anëtarësimeve të Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare e rajonale. Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe për ndikimin që kjo luftë ka mbi rajonin e Evropës Juglindore. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS