14:48, 2 Gusht 2019

Tenori i famshëm, Ramë Lahaj, mbajti mbrëmë një koncert në Prishtinë.

Ky koncert u ndoq nga shumë shikues nga afër që shijuan paraqitjen e tenorit Lahaj.

Me këtë rast Ambasada e Francës me një shkrim e ka quajtur të mrekullueshëm paraqitjen e tij në kryeqytetin e Kosovës.

Tutje në këtë shkrim Ambasada franceze në Kosovë thekson se zëri i jashtëzakonshëm i Ramë Lahajt, i ka kënaqur të pranishmit.

“Kosova është përplotë me talentë”.

Ky koncert është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë