Kosova eliminohet nga turneu Neymar Jr Five NULL NULL nga Jon Ajeti 24/05/2022 nga Jon Ajeti 24/05/2022 Ekipi i Kosovës, që ka garuar në turneun ndërkombëtar të futbollit të vogël, e ka mbyllur paraqitjen e tij pasi u mposht nga Kazakistani. Koha e rregullt prej 10 minutave u mbyll 0-0 dhe fituesi u përcaktua në lojën një kundër një, ku futbollisti kazak shënoi golin e fitores. Kosova arriti deri në fazën e top 16-ës, pasi në grupe pati tri fitore nga po aq ndeshje, mposhti Azerbajxhanin, Kenian dhe Shqipërinë. Në këtë turne po garojnë 34 shtete nga bota. Kjo garë këtë vit po zhvillohet në Doha të Katarit, teksa në finale do të jetë prezent edhe Neymar Jr. Këtë garë po e përcjell edhe gazetari i Klan Kosovës Jon Ajeti.
Kosova Vjehrri e rrah renë në Prishtinë, ai lirohet e ajo me fëmijët dërgohet në strehimore 32 minuta më parë