Kosova e thërret Ramën për kafe NULL NULL 02/06/2015 02/06/2015 Halim Kosova, kandidati i së djathtës për kryetar të bashkisë së Tiranës ka bërë edhe një ofertë mjaft interesante. Ai tha se kryeministri Rama e ka vlerësuar gjithnjë punën e tij, madje për të përforcuar këtë Kosova e ka ftuar kryeministrin për kafe. “Kërkoj të pi kafe me Ramën, të më bëjë vërejtje për programin. Rama ka vlerësuar gjithnjë punën time, kërkoj të nisim menjëherë punën për Tiranën”, – tha Kosova. Kandidati i djathtë për bashkinë e kryeqytetit shkoi më tej kur tha se Rama i ka propozuar edhe një post shumë të nderuar, por pa e thënë ekzaktësisht se çfarë. “Dua të pi kafe me Ramën le të më bëjë vërejtje, te me japë ndonjë sugjerim. Ai ka qenë vlerësues maksimal i punës time. Ai ka bërë atë që s’e ka bërë njeri. Ai më ka propozuar për një nga postet më të nderuara që ka ky vend. Kam edhe një gjë që do t’ia them në kafe. Ai s’mund të kondicionojë votën e të gjithëve. E kam merak ta pi një kafe me të.” u shpreh Kosova.
Lajme Angli: Kosovari i vë flakën vetes para syve të djalit për shkak të borxheve nga kumari 20 minuta më parë